Të enjten në Kosovë pritet të ketë reshje të dendura të shiut dhe të borës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet - 1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në orët e para të ditës së enjte (pas mesnate), parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin. Rekomandohet që ngasësit e veturave të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.
Ndërsa të premten sipas Institutit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. “Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, thuhet në njoftim.
Në vikend thuhet se parashihet ulje e përkohshme e temperaturave.