Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër mbyllet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim

KQZ

KQZ (ilustrim)

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri të mërkurën, më 5 shkurt në orën 16:00.

Në njoftimin e lëshuar nga KQZ-ja të martën, thuhet se këta votues mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi apo vendet tjera ku gjenden. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë spitalet, shtëpitë e moshuarve, apo edhe për ata që janë në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, regjistrimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe ose përmes zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunë.