Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në varrezat e Hajvalisë gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Mbetje mortore

Ilustrim

Në varrezat e Hajvalisë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës. Njoftohet nga Policia në raportin 24-orësh se gërmimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kërkim të mbetjeve të tjera eshtërore.

“Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njoftohet se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.

Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Bëhet e ditur se rasti është në proces hetimi.