Arbëri

Në këto rajone rekomandohet të mos pihet uji

uj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në disa zona vazhdon të rekomandojë që uji të mos pihet. 

Sipas IKSHPK-së, rajonet ku nuk duhet të pihet uji janë Prishtina, Gjilani, Peja, Gjakova, Prizrenit dhe Malishevës.

“Rajoni i Prishtinës - Fabrika për trajtimin e ujit Badoc, Vragoli. Rajoni i Gjilanit - Kamenicë - Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë. Rajoni i Pejës - Klinë - rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë. Rajoni i Gjakovës - Burimet - Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë. Rajoni i Prizrenit. Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.