Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Junik vazhdon kundërshtimi për hidrocentrale, peticioni 2,600 nënshkrime në Qeveri

2 mijë e 600 nënshkrime të qytetarëve të Junikut janë dërguar të premten në Qeveri.

Ky peticion është realizuar me qëllim të kundërshtimit të vendimit të Ministrisë së Ambientit për ndryshimin e drejtimit të shtratit të lumit Erenik, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi, ka paralajmëruar edhe masa të tjera nëse nuk merret parasysh ky peticion.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se vendimi që kanë marrë është në përputhje me ligjin.

Sipas tij, deri tash, askush nga zyrtarët e kësaj komune nuk kanë drejtuar ndonjë ankesë në dikasterin që ai e udhëheq.

Qytetarët e Junikut, javë më parë, kanë protestuar para objektit të komunës, për ta kundërshtuar vendimin për vendosjen e gypave në lumin Erenik.