Në Graçanicë qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në protestën e organizuar kundër arrestimit të një serbi të dyshuar për krime lufte.
Qytetarë serbë janë mbledhur para stacionit policor në Graçanicë dhe kanë vazhduar deri te Manastiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse protesta është paralajmëruar se do të fillojë në ora 11:30, qytetarët kanë filluar të mblidhen rreth 20 minuta më vonë.
Në protestë po merr pjesë edhe bashkëshortja e të arrestuarit. Ajo është parë në shoqëri të kryetares së Graçanicës, Ljiljana Shubariq.
“Lironi njerëzit tanë të pafajshëm”, “Ndaloni kriminalizimin e serbëve”, “Të gjithë ne jemi Dragisha Milenkoviq” e “Drejtësi popullit serb”, janë disa nga pankartat që po mbahet në duar nga protestuesit.
Ai dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në cilësinë e gardianit të burgut.
Policia e Kosovës e arrestoi atë në zonën e Graçanicës.
{gallery}