Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në kryerje të detyrës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në “Facebook” ka thënë se policëve të rënë në kryerje të detyrës “u takon lavdia e përjetshme, e neve shërbimi i përditshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë. Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm”, ka thënë Kurti.
E ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po ashtu ka publikuar foton e ndërtesës së ndriçuar me emrat e policëve të rënë.
“Në kujtim dhe nderim të sakrificës së 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e tyre. Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, ka shkruar Sveçla.
Në nder të policëve të rënë në kryerje të detyrës, të premten u mbajtën disa aktivitete, përfshirë edhe një garë të kërcimeve në Liqenin e Ujmanit.