Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoni u mbyll e u rihap kufiri me Kosovën

Pikëkalimi kufitar në Han të Elezit

Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është njoftuar për mbylljen e pikës kufitare Hani i Elezit-Bllacë, për siç kanë thënë autoritet “problemeve teknik në sistemin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut”.

Njoftimi i parë nga Qendra Kombëta

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit të parë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mbyllja është bërë nga ora 13:40, me informacion të Policisë së Maqedonisë së Veriut, për shkak se siç është thënë ka rënë sistemi për regjistrimin e hyrje/daljeve, çka ka bërë që autoritetet maqedonase të ndalojnë plotësisht qarkullimin e personave, veturave dhe autobusëve. 

Si pasojë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh në të dy anët e kufirit.

Mevlan Ademi, kryetari i protestës studentore, ka reaguar menjëherë në rrjete sociale duke bërë thirrje që të lejohet hyrja e shqiptarëve në kufi. Ndryshe ai ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë, studentët do të marshojnë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare. Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan studenti.

Më pas, në një njoftim të dytë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është bërë e ditur se nga ora 13:55, policia e këtij vendi ka lejuar sërish qarkullimin, por me kontroll të dyfishtë dhe regjistrim manual të hyrje-daljeve.

Autoritetet u kanë rekomanduar udhëtarëve që, në rast nevoje, të përdorin pika të tjera kufitare si Stançiq–Bellanoc ose Glloboçicë, deri në normalizimin e plotë të sistemit.                        

Nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar një protestë të re për të hënën, e cila do të mbahet prej orës 16:30 para Urës së Gurit në Shkup, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”.