Janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në komunën e Klinës nën dyshimin për dallavere me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë.
Në një komunikatë të përbashkët me Policinë, është bërë e ditur se janë intervistuar edhe komisionerë edhe kryesues.
Prokuroria po ashtu ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale në gjykatë.
Tashmë janë ndaluar dhjetëra kryekomisionerë në disa komuna të Kosovës nën dyshimet për dallavere me vota. Manipulimet u shpërfaqën pas procesit të rinumërimit.