Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tendenca e dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK është ta dërgojë vendin në zgjedhje.
Pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, Nagavci para gazetarëve ka thënë se qasja e këtyre partive opozitare dëshmon qëllimin për ta pamundësuar zgjedhjen e presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qasja e tyre vetëm e dëshmon edhe një herë tendencën e këtyre partive që të pamundësojnë zgjedhjen e presidentit dhe të dërgojnë vendin në zgjedhje. Ne i bëmë të gjitha përpjekjet tona, deputetët nuk ishin këtu përkundër obligimit. Nuk kishim asnjë njoftim nga ta, por me vetëdije nuk morën pjesë në votim për presidentin”, ka thënë ajo.
Ajo më tej ka përmendur, siç e ka quajtur, gatishmërinë e Vetëvendosjes që të japë nënshkrimet për kandidatë që mund të vijnë nga partitë opozitare.
“Ishim të gjithë dëshmitarë se deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën e ftuar dhe nuk dhanë asnjë nënshkrim apo propozim në lidhje me një president konsensual. LVV-ja ka qenë e gatshme të mbështesë, gjegjësisht të japë nënshkrimet për kandidatët që mund të vinin nga LDK-ja apo PDK-ja, përtej kësaj paraprakisht pamë edhe seancën ku proceduam ndryshimet amendamentuese për Kushtetutën në mënyrë që presidenti të mund të zgjidhej me votat direkt nga populli. Jemi në një situatë ku si VV e kemi bërë të qartë se mund të ofrojmë nënshkrimet tona”, ka theksuar ajo.
Sa i përket kërkesës që i bënë Gjykatës Kushtetuese që ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit për shkak të mospjesëmarrjes në votim të deputetëve nga opozita, Nagavci ka thënë se beson se përgjigja do të jetë në favor të kërkesës së tyre.
“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese që tani, do të kërkojmë nga gjykata që të marrë masa dhe të shqyrtohet me prioritet kjo kërkesë e jona sepse besojmë që deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim e që e kanë pamundësuar kuorumin, kanë bërë shkelje kushtetuese. Besojmë që përgjigja të jetë në favor të kërkesës sonë”, ka deklaruar ajo.