Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se e ka fshirë grafitin ku shkruhej emri i kriminelit Ratko Mladiqi në qendër të Bujanocit.
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk mund të qëndronte i heshtur, ani pse institucionet heshtën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- " РАТКО МЛАДИЋ" me simbolet nacionaliste me katër ‘C’. Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën. Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht. Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë. Fshim një emër. Por edhe një turp”, ka shkruar ai.