Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murtezaj: Mbikëqyrja e gastronomisë dhe këngëtarëve do të vazhdojë edhe këtë sezon veror

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, derisa ka folur për luftimin e evazionit fiskal, ka thënë se sektori i gastronomisë dhe këngëtarët apo grupet muzikore do të mbikëqyren edhe gjatë këtij sezoni veror. 

I ftuar në “60 Minuta” të KTV-së, Murtezaj ka thënë se gastronomia dhe ndërtimtaria janë dy industri që vazhdojnë të mos përmbushin detyrimet tatimore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si rezultat janë identifikuar tetë industri apo sektorë, me ç’rast janë përgatitur planet specifike për trajtimin e atyre rreziqeve të mospërmbushjes tatimore. Ndër industritë janë sektori i ndërtimtarisë, i gastronomisë, këto dy industri prodhojnë informalitet ose një ekonomi joformale në mospërmbushjen e detyrimeve tatimore. Sektori i gastronomisë dhe sektori i këngëtarëve apo grupeve muzikore janë padyshim sërish pjesë e mbikëqyrjes që do të vazhdojë në këtë sezonin veror”, ka thënë ai.

Murtezaj ka shtuar se gjatë këtij viti janë kryer rreth 800 kontrolle të përgjithshme. Nga to kanë rezultuar afër 50 milionë euro të identifikuara si shmangie tatimore.