Ministri në detyrë e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot përfundimisht “ju hoq peta laknorit” duke u dëshmuar, sipas tij, se opozita po e mban Kuvendin e bllokuar.
Murati ka thënë se qëllimi që nga fillimi ka qenë të bllokohet Kuvendi, për shkak se sipas tij, nuk duan ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjitha kanë qenë arsyetime për të zvarritur kohën. Është kohë e humbur për qytetarët, për institucionet dhe të gjithë. Ata po kërkojnë figurë uniteti, por uniteti duhet për presidentin, kryetarin e Kuvendit e zgjedh partia e parë fituese”, ka thënë ai.
Ka shtuar se qëllimi i këtyre partive është që rezultatin që nuk ua dha qytetari në zgjedhje, ta vjedhin në tavolinë "përmes vendimeve si ai i Kushtetueses".