Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, pos që ka kosto së paku 10 mln euro, do të shkaktojë edhe humbje të fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
“Për shkak të bojkotit, vendi po detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje. Do të ketë kosto shtesë së paku 10 milionë euro për zgjedhje të reja, e do të ketë kosto shumë më të madhe shtesë, si pasojë e mosfunksionimit të Kuvendit e mosmiratimit të reformave të parapara me Planin e Rritjes...Miratimi i planit të rritjes nga Kuvendi ishte vetëm hapi i parë. Por, ato fonde prej 882 milionë euro janë të gjitha të lidhura me reforma të caktuara, e të cilat nëse nuk miratohen, një pjesë e tyre kanë afat skadence deri në qershor”, tha Murati në seancën në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se nëse nuk ka Kuvend në maj e qershor do të humben dhjetëra miliona nga Plani i Rritjes.
“Kush e paguan këtë, e paguajnë qytetarët”, tha Murati.
Murati ka akuzuar deputetët e opozitës, duke thënë se dy ditë më parë në seancë penguan rishikimin e buxhetit.