Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhëna nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sipas të cilave depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka kanë arritur nivel rekord.
Murati ka bërë të ditur se në fund të muajit tetor, shuma e kursimeve ka kapur vlerën 4.69 miliardë euro, duke theksuar se kjo shifër përbën rritje të ndjeshme gjatë pesë vjetëve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, krahasuar me tetorin e pesë vjetëve më parë, kur depozitat ishin 2.57 miliardë euro, familjet kosovare kanë kursyer dhe depozituar 2.12 miliardë euro më shumë, apo 82.5% rritje gjatë qeverisjes Kurti.
Ministri ka bërë edhe një krahasim me periudhën pesëvjeçare para ardhjes së Qeverisë Kurti, kur rritja ishte dukshëm më e ulët.
“Sa për krahasim, në periudhën 5-vjeçare para Qeverisë Kurti, depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, apo 40.8%”, ka shkruar Murati në Facebook, duke shtuar se rritja aktuale është mbi dyfish më e shpejtë.
Murati e cilësoi këtë si shembull të qartë të përmirësimit të gjendjes financiare të qytetarëve dhe rrëzim të propagandës politike.