Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është deklaruar ndryshe në takime me kryetarët e partive, kur u mbajtën diskutimet për president, e ndryshe para mediave.
Ajo ka akuzuar Kurtin se është përpjekur “të vendosë fajin” te partitë e tjera. Deliu ka shtuar se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në njërin takim ka kërkuar që t’i propozojë dy kandidatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKemi shkuar në takimin e parë duke kërkuar që nëse ka një kandidat konsensual t’i japim mbështetje një kandidati të familjes Jashari. Kemi shkuar në takimin e dytë dhe kemi kërkuar që PDK-së t’i takojë e drejta e propozimit të dy kandidaturave. Ka pasur pyetje pse dy. Sepse ishte kundërpërgjigja e Kurtit që ‘unë atëherë do ta kem Konjufcën’. Për shkak të mbivotimit të një kandidati të dytë që në start do ishte zgjatim i pushtetit të Kurtit. Kanë qenë dy takime që nuk kanë prodhuar asgjë”, ka thënë ajo.
Dakaj: Kurti krijoi kauzë për një qen topall në QKUK e opozita as për 1-miliardshin e rrymës

Gazetari i “Infokusit”, Shkëlzen Dakaj, ka kritikuar opozitën në Kosovë, duke e akuzuar për mungesë të veprimit dhe dështim për të ngritur çështje të rëndësishme publike.
Sipas Dakajt, partitë opozitare si PDK dhe LDK kanë mbetur në një pozicion mbrojtës për vite me radhë, pa arritur të imponojnë debate të rëndësishme në opinionin publik. Ai e krahasoi gjendjen e tyre me një ndeshje futbolli ku janë duke humbur thellë, duke theksuar se fokusi i tyre është vetëm në mbrojtje dhe jo në sulm politik.
Në anën tjetër, Dakaj ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ndonëse në pushtet me shumicë të plotë, vazhdon të sillet si opozitar, duke krijuar kauza për çështje të ndryshme.
“PDK-ja e LDK-ja po humbin 10-0 në një lojë futbolli, edhe këta e kanë koncetrimin qysh me u mbrojt e jo me sulmu. Dy parti që janë themeltare prej kohës së rezistencës janë struk nëpër zyret e veta dhe nuk bëjnë asgjë tjetër dhe janë në mbrojtje qe gjashtë vjet. E Albin Kurti me pushtetin e plotë absolut tërë kohën e luan pozicionin e opozitës”, ka thënë ai në “Konfrokt”.
Ai veçoi si shembull faktin që, sipas tij, Kurti ka ngritur një kauzë për një qen ‘topall’ në QKUK, ndërkohë që opozita nuk ka reaguar fuqishëm për çështje shumë më të mëdha, siç është shpenzimi i rreth 1 miliard eurove për blerjen e energjisë elektrike.
Dakaj shtoi se një opozitë e fortë do të duhej të organizonte protesta, konferenca dhe debate publike për çështje të tilla.
Alijaj: Sulmet ndaj diasporës mund t'i kthehen bumerang PDK-së
Analisti Artan Alijaj ka paralajmëruar se sulmet ndaj diasporës mund t’i kthehen bumerang PDK-së, duke i reaguar një deklarate të Arben Mustafës së PDK-së.
“Këto kritika, nëse s’po doni me i thënë sulme, mund t’iu kthehen bumerang”, ka thënë Alijaj, pasi Mustafa u shpreh se “votat e diasporës nuk e paraqesin qëndrimin e njerëzve që jetojnë çdo ditë në Kosovë”.
Mustafa: Zgjedhjet e dhjetorit s'janë pasqyrim real i forcës, VV-ja shpërndau para
Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk kanë qenë pasqyrim real i disponimit të qytetarëve.
Mustafa ka thënë se data 28 dhjetor, ka qenë e pazakontë për mbajtje të zgjedhjeve e po ashtu ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shpërndarë para.
“Dihet se data 28 dhjetor asnjëherë s’ka qenë datë normale për mbajtje të zgjedhjeve. Është kohë kur një pjesë e madhe e qytetarëve kanë lëshuar Kosovën për të shkuar në vizita e pushime e në anën tjetër patëm influks të madh të diasporës – njerëzve që e duan Kosovën, por nuk e jetojnë çdo ditë jetën këtu. Çka do të thotë se 28 dhjetori s’ka qenë pasqyrim real i gjendjes dhe besimit të qytetarëve të Kosovës në Qeveri”, ka thënë Mustafa në “Konfront” të KTV-së. “Duhet pasur parasysh edhe se në zgjedhjet e dhjetorit kishte skema korruptive elektorale nga kjo Qeveri, e cila në mungesë të çfarëdo suksesi që ka pasur filloi të përdorte instrumentin e vetëm që i ka mbetur – me shpërnda para te qytetarët”.