Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungon prokurori, dështon shqyrtimi fillestar në mungesë për krime lufte

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ku Dejan Raciq akuzohet lidhur me dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Shqyrtimin fillestar, të parin në mungesë për dhunë seksuale gjatë luftës, e ka hapur gjyqtari Vesel Ismaili, por e ka ndërprerë atë shkaku i mungesës prokurorit të Prokurorisë Speciale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraprakisht këtë lëndë e ka përfaqësuar prokurorja, Drita Hajdari, e cila është pensionuar, derisa të martën nuk është paraqitur asnjë prokuror në seancë për ta përfaqësuar rastin.

Dejan Raciq, i lindur në fshatin Videj në Klinë, i nacionalitetit serb, dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.

Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit të kaluar ka bërë thirrje që çdo informacion mbi vendndodhjen e Raciqit t’i komunikohet Policisë së Kosovës.