Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar ofertën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se qysh prej tash nuk po lënë hapësirë për një figurë konsensuale për president.
LDK-ja pritet të garojë me kryetarin Lumir Abdixhiku për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të paraqitet si kandidate për presidente.
Por Mulhaxha-Kollçaku u shpreh se do të ndihej keq nëse do të ishte mbështetëse e LDK-sëë.
“Isha ndier keq nëse do të isha mbështetëse e LDK-së dhe asnjëri emër nuk paska qenë i denjë (për president), as sot, as nesër. Sepse aty qysh tash i kanë betonizu pozitat. Nuk po lënë hapësirë që nesër të jetë një president apo një figurë konsensuale. Pse na me besu që në të ardhmen që ajo figurë do të jetë prapë konsensuale, kur ajo po ngjyroset politikisht”, ka thënë ajo në “60 Minuta” të KTV-së.
Sipas saj, veprimet e ngutshme po e rrisin dëmin.
“Veprimet e ngutshme faktikisht e kanë rritur dëmin. Nëse dikush tjetër garon, sillu konform pozitës që ke dhe gjithë asaj karrierë. Mos u ngut me bë gabime”, deklaroi ish-deputetja.
-
Mulhaxha-Kollçaku: Në fillim LVV-ja ishte e gatshme ta mbështeste Osmanin, s’jepnin nënshkrime
-
Osmani pas takimeve në LDK thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
-
Përçarjet në LDK e nxjerrin jashtë lojës Osmanin si kandidate për president
-
Sqarohet Haziri, thotë se Osmani mbetet i vetmi propozim i LDK-së për president
-
Rezultati i LDK-së përfundon në përplasje të brendshme