Arbëri

MPJD kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj arrestimeve të kosovarëve në Serbi

Merdar

Foto: Arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë urgjentisht ndaj praktikave të Serbisë, e cila po shpeshtuar ndalimet dhe arrestimet e qytetarëve të Kosovës.

Të martën, MPJD-ja ka konfirmuar arrestimin e Hazir Hazirit nga autoritetet e Serbisë, në pikën kufitare në Merdarë, gjatë hyrjes së tij në territorin serb me automjet privat.

“MPJD gjithashtu nënvizon nevojën urgjente për reagim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj praktikave represive të autoriteteve serbe, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Rritja e rasteve të ndalimeve dhe maltretimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përbën shkelje të frymës së dialogut dhe të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve”, thuhet në një njoftim të MPJD-së.

Kjo ministri në një njoftim publik në Facebook ka thënë se pas marrjes së informacionit për këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka nisur angazhimin përmes kanaleve zyrtare e diplomatike për të siguruar informacione të sakta e të plota mbi ndalimin e Hazirit.

Ka njoftuar se ka njoftuar për rastin edhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe te përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të QUINT-it.

E nëse ndaj tij iniciohet masa e paraburgimit, është paralajmëruar kërkesë për vizitë zyrtare në qendrën e ndalimit.

MPJ-ja edhe një herë ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të shmangin udhëtimet nëpër Serbi.

Haziri, sipas autoriteteve serbe, është arrestuar nën dyshimin për krime lufte.