Katër milionë euro i janë ndarë një kompanie gjermane për furnizim me material për dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike.
Kompania e quajtur “Veridos GmbH”, do të bëjë furnizimin e Ministrisë me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënshkrimi i kontratës do të bëhet më 14 dhjetor të këtij viti, ndërsa do të vlejë vetëm 1 vit.
Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës s'kanë mund të pajisjen me dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike, për shkak të mungesës së materialit.
MPB-ja, siç ka mësuar KOHA, për herë të fundit është furnizuar me material për pasaporta në qershorin e këtij viti.
Pas këtij furnizimi, lëshimi i pasaportave në mënyrë të rregullt u bë deri në fillimin e shtatorit.