Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 - 32°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s”, thuhet në njoftim.