Arbëri

Moti sot në Kosovë

mot i vranët

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashihet të ketë shi dhe shkarkime rrufesh.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK.