Arbëri

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

Parashikimi i motit

Foto: KOHA

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. 

Temperaturat minimale parashihen të sillen mes 3-6 gradë celsius e maksimalet mes 13-15. 

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar IHMK.