Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të sillen mes 4-6 gradë celsius, e maksimalet 15-18 gradë.
“Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.
