Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të sillen mes 4-8 gradë celsius, e maksimalet mes 19-22 gradë.
“Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.
