Në Kosovë të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende - vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 33 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.
Sipas IHMK-së indeksi i rrezeve UV mbetet shumë i lartë, prandaj, sipas këtij instituti, këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme.