Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranë, por me intervale të herëpashershme me diell.
Gjatë orëve të ditës, sipas njoftimit, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16–19°C.