Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë

Moti

Foto: KOHA

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 17-20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.