Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Molliqaj prezanton programin e PSD-së: Demokracia dhe shteti social në qendër

Dardan Molliqaj

Udhëheqësi i listës së Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shpalosur prioritetet kryesore me të cilat kjo parti synon të sigurojë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas Molliqajt, demokracia, taksa progresive, shëndetësia, arsimi dhe siguria në vendin e punës përbëjnë shtyllat kryesore të programit të PSD-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur për sektorin e shëndetësisë, ai shprehu kundërshtimin e PSD-së ndaj ligjit për sigurimet shëndetësore, duke argumentuar se modeli i bazuar në sigurime rrezikon të përjashtojë një numër të madh qytetarësh nga qasja në shërbime.

“Ne besojmë se ligji për sigurimet shëndetësore do të bëhet problem. Parimi ynë bazë është se sa më private të jetë shëndetësia, aq më e shtrenjtë bëhet. Përvoja ndërkombëtare tregon se vendet me sisteme më publike të shëndetësisë ofrojnë shërbime më cilësore dhe më të qasshme për qytetarët”, ka thënë Molliqaj në “Zgjedhjet në KOHË”.

Ai shtoi se PSD-ja e kundërshton këtë ligj pasi, sipas tij, rreth gjysmë milioni qytetarë që nuk janë të punësuar do të mbeteshin jashtë përfitimeve që ofron sistemi i sigurimeve shëndetësore.

Molliqaj theksoi se PSD-ja synon një sistem shëndetësor publik dhe universal, ku qasja në kujdesin shëndetësor të mos kushtëzohet nga statusi i punësimit apo mundësitë financiare të qytetarëve.

Lexo përditësimet tjera
Dardan Molliqaj

Lufta e PSD-së për të hyrë në Parlament