Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për pezullimin e konkursit për kryeprokuror të shtetit.
Isufaj pati kërkuar nga kjo gjykatë që të anulohej vendimi i Këshillit Prokurorial për hapjen e konkursit për kryeprokuror të ri, duke argumentuar se nuk ka pasur kompetenca të hapë procedurë pa i mbyllur ato parapraket. Në procesin paraprak, ai ishte propozuar për dekretim për kryeprokuror të shtetit. Por emri i tij ishte refuzuar nga udhëheqësit e shtetit që nuk e dekretuan. Krahas kërkesës për anulim, Isufaj kërkoi edhe masën e pezullimit deri në vendimin e gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendimin e Gjykatës Administrative është thënë se “paditësi nuk ka arritur të dëshmojë ekzistimin e rrezikut për shkaktimin e një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm, si kusht për caktimin e masës së sigurisë”.
“Po ashtu, është konstatuar se vendimi i kontestuar ka të bëjë me hapjen e procedurës së konkursit publik dhe nuk përbën vendim përfundimtar për përzgjedhjen apo emërimin e ndonjë kandidati. Në vendimmarrje është marrë parasysh edhe interesi publik që lidhet me funksionimin e rregullt dhe efektiv të sistemit prokurorial, duke vlerësuar se pezullimi i procedurës së konkursit në këtë fazë nuk është i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.