Dy kompani janë pajisur me pëlqim ujor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Lepenc.
Pëlqim ujor i ishte dhënë kompanisë “2 Korriku” më 2018, ndërsa një vit më parë i ishte lëshuar edhe kompanisë “Hidroforca”. Pëlqimet ujore u janë lëshuar kompanive, pavarësisht se ato pritet të operojnë në të njëjtën rrjedhë uji, vetëm 1 mijë e 600 metra larg njëra-tjetrës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy rast ka nxitur dyshimet edhe për mënyrën e vlerësimeve për ndikimet mjedisore, të cilat janë të obligueshme para fillimit të cilido projekt dhe gjatë dhënies së pëlqimeve mjedisore nga ana e Ministrisë së Mjedisit së Planifikimit Hapësinor, e cila në Qeverinë e re i është bashkuar Ministrisë së Infrastrukturës.
Për këtë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka paralajmëruar formimin e komisioneve profesionale për të vlerësuar situatën. Fillimisht kjo ministri ka ndaluar procedimin e mëtejmë të tyre, deri në vlerësim gjithëpërfshirës të situatës me hidrocentrale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)