Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se zëdhënësi i Qeverisë Arlind Manxhuka do të duhej të shkarkohej nga kjo pozitë pas vendimit të Gjykatës Themelore e cila e dënoi me 1 vit e 6 muaj për nxitje të përçarjes.
Ai ka theksuar se zëdhënës i Qeverisë nuk mund të jetë një person i dënuar me burgim efektiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne një shtet ku sundon ligji dhe qeverisja e mire Kryeministri Kurti sot e kishte shkarkuar nga pozita e zëdhënësit te qeverise. Zëdhënësi i qeverise nuk duhet te jete një person qe është i dënuar me burgim efektiv nga gjykata ne shkalle te pare”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje.
Në bazë të aktakuzës së ndryshuar në vitin 2026 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje” drejtuar Afrim Shefkiut, prokuror special dhe Mentor Bajraktarit, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në vendimin e parë për këtë rast Themelorja e pati liruar Manxhukën nga akuza për nxitje të përçarjes, Azemin e Elshanin i dënoi me nga 6 muaj burgim për kanosje, ndërsa Zenelajn me 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Pas lirimit të Dejan Pantiqit nga paraburgimi, atëkohë i dyshuar për kryerje të veprës terroriste në dhjetor të 2022-tës Azemi shpërndau citatin “tradhtarët, plumbin e kanë hak” e Manxhuka ka shkruar se “ky aktlirim është akt tradhti”.
Ndërkohë Elshani, akuzohet se shkroi në këtë rrjet social postimin ku shkruhet se gjyqtarit e prokurorit “duhet t’u hidhet bombë në gojë”, ndërsa Zenelaj meqë pretendohet se shkroi grafite në Prishtinë me emrat e gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, duke i quajtur “shtyllë turpi”.