Në procesin gjyqësor ku me akuza për pengim të administrimit të drejtësisë akuzohen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, dëshmitari i mbrojtur numër 7, zyrtari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi i kanë shpalosur vetë identitetet e tyre si dëshmitarë.

Ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për tentativë të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës. Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për mosbindje ndaj gjykatës. E Kuçi ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAkuzat lidhen me tentim ndikim të dy dëshmitarëve Rrustem Mustafës, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, si dhe Bislim Zyrapit, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Në aktakuzë thuhet se “Hashim THAÇI zbuloi identitetet e dëshmitarëve të ZPS-së ndërkohë që identitetet e tyre dhe përmbajtja e dëshmive që pritej të jepnin ishin klasifikuar si konfidenciale nga DHSK-ja/ZPS-ja”, por mbrojtja gjatë seancës së sotme përmes dëshmitarit ka vënë në pikëpyetje narrativin e prokurorisë.
Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, e ballafaqoi dëshmitarin me deklarata në media ku Rrustem Mustafa e Bislim Zyrapi konfirmonin për mediat se do të dëshmonin në Dhomat e Specializuara apo se janë intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarve.

Mbrojtësja e Thaçit e ka pyetur dëshmitarin se a i di arsyet e ndryshimit të radhës të dëshmitarëve, për të cilët prokuroria pretendon se u ndryshuan shkaku i veprimeve të të akuzuarve. Dëshmitari tha se nuk e di arsyen.
“Sepse ne lëviznim dëshmitarë dhe shpesh nuk kam pyetur për arsyet se pse po i hiqnim ata, thjesht i kemi lëvizur për arsye të ndryshme. Nuk kam pyetur saktësisht se përse”, tha dëshmitari.
Tha po ashtu se ndryshimi i radhës së dëshmive është bërë për arsye të ndryshme.
“Së pari është disponueshmëria e dëshmitarit, a është apo jo – dhe ka arsye të ndryshme për të cilat dëshmitari mund të jetë i disponueshëm apo jo, mund të lidhet me shëndetin, punën dhe arsye të tjera”, tha dëshmitari.
Ai u pajtua po ashtu me avokaten Menegon kur ajo e pyeti se janë të ndryshueshme me vendim të trupit gjykues dhe a kanë mundur të kërkojnë heqje masash mbrojtëse dëshmitarët Rrustem Mustafa dhe Bislim Zyrapi. Dëshmitari tha po ashtu se nuk e di nëse veprimet e të akuzuarve shkaktuan ndryshimin e radhës së dëshmitarëve. Në seancë e kaluar zyrtari i prokurorisë ka deklaruar se pavarësisht nëse dëshmitari e shpalos identitetin e tij si dëshmitar i mbrojtur, ai nuk e humb asnjë lloj mbrojtjeje.

të ndikuar dëshmitarë të caktuar në rastin e parë kundër tij