Mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës të mërkurën ka nisur me dedikim për fotoreporterin Alban Bujari, i cili vdiq më 27 shkurt.
Kryeministri Albin Kurti e kujtoi Bujarin duke theksuar kontributin dhe trashëgiminë e tij në historinë e Kosovës.
“Në mbledhjen e rregullt para kësaj ai ishte këtu, në mesin tuaj, prapa kamerave. Në ditë si këto, e vërejmë dhe e ndjejmë mungesën e Albanit. Trashëgimia e tij, kontributi i tij do ta mbajë gjallë gjithmonë. Ngushëllime familjarëve e miqve të tij. Pushoftë në paqe”, ka thënë Kurti.
Bujari ishte emër i shquar në fushën e fotoreportazhit, duke dokumentuar përmes fotografisë periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-99.
-
Alban Bujari – dokumentuesi i luftës dhe i paqes
-
Zyra për kategoritë e dala nga lufta kalon në ministrinë e Punës
-
Alban Bujari – fisniku i rrëfimit me fotografi
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti për Ukshin Hotin: Sa mirë po ta kishim të gjallë, por vepra e tij vazhdon të na ndriçojë rrugën