Arbëri

MASHTI: Vetëm në Prishtinë nuk është mbajtur mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

Shkolla Zenel Hajdini

Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit ka dalë me një njoftim lidhur me mësimin e zhvilluar në nivel vendi pas të reshurave të dendura dhe vërshimeve në disa vende.

MASHTI ka njoftuar se përveç në shkollat në Prishtinë, në komunat e tjera mësimi është zhvilluar normalisht. Gjithashtu theksoi se orët e humbura do të zëvendësohen.

“Nga informatat e mbledhura nga sektorët rajonalë të Inspektoratit të Arsimit, rezulton se në të gjitha shkollat në Kosovë, mësimi është zhvilluar normalisht, edhe në shkollat që punojnë me dy ndërrime, me përjashtim të shkollave në komunën e Prishtinës. Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërkaq, ka njoftuar për pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme në të gjitha shkollat, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe vështirësive në komunikacion. Inspektorati i Arsimit, bazuar në kompetencat e tij ligjore, do të monitorojë dhe do të sigurohet që të gjitha orët e humbura të procesit mësimor të ditës së sotme të zëvendësohen”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t në Facebook.