Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Makolli i AKR-së: Nuk jemi shuar si parti

Vesel Makolli

U.d i kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se arsyeja se pse nuk kanë arritur t’i mbajnë zgjedhjet e brendshme të partisë është pasi në vitin e kaluar rastisën të jenë edhe zgjedhjet lokale edhe ato nacionale.

Ai në një intervistë për tre8tre në KTV, ka thënë se kanë kërkuar që të shtyhet ky afat zgjedhor për katër muaj por nuk u aprovua.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje Makolli ka thënë se nuk janë shuar si parti por vetëm janë pezulluar. Siç ka sqaruar, nëse zgjedhjet mbahen tani, nuk mund të garojnë si një parti e vetme por munden të jenë sërish në listë të LDK-së.

“Pezullimi erdhi për shkak se nuk kemi arritur ta mbajmë Kuvendin Zgjedhor të Brendshëm brenda afatit 4 vjeçar, e ky afat ka qenë fundi i shkurtit. Në kontekst të kësaj është bërë pezullimi derisa ta mbajmë Kuvendin e partisë. Ppezullimi do të thotë se nëse mbahen zgjedhjet ne nuk mund të marrim pjesë si listë e AKR-së por mund të garojmë sërish sikurse në zgjedhjet e fundit në listë me LDK-në. Arsyeja pse nuk e kemi mbajtur Kuvendin Zgjedhor të partisë është për shkak se janë mbajtur dy palë zgjedhje”, ka thënë Makolli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulluar AKR-në si parti dhe i ka dhënë afat që brenda 45 ditësh të mbajë zgjedhjet e brendshme.

Lexo përditësimet tjera
Behgjet Pacolli

Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten ka marrë vendim ta pezullojë partinë Aleanca Kosova e...