Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LVV-ja implikon Thaçin e Veselin në "vrasjen" e Astrit Deharit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi

Foto: Alban Bujari

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka implikuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli, në rastin e vdekjes së Astrit Deharit. 

Në konferencën e mbajtur para Prokurorisë Speciale lidhur me rastin "Dehari", Kurteshi i ka cilësuar Thaçin e Veselin si “majë të shtetit” që sipas tij, e kanë pranuar se Dehari është vrarë. 

Kurteshi ka thënë se të përfshirë në “inskenim” të këtij rasti kanë qenë edhe Policia, Prokuroria dhe AKI-ja.

“Urdhri ka qenë politik nga maja e shtetit, fatkeqësisht në atë kohë nga presidenti i vendit dhe kryekuvendari që edhe në mjete të informimit kanë pranuar se është vrasje rasti i Deharit dhe ata kanë dhënë urdhër të drejtpërdrejt për veglat e tyre në Prokurori, Gjykatë, AKI e Polici për ta inskenuar rastin”, ka thënë ai. 

Sipas tij, pesë prokurorë që janë marrë me rastin kanë qenë në prag të pensionit.

Edhe Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së Arbëri 2 muaj më parë Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së

Kurteshi ka thënë se kjo është përdorur si strategji e Prokurorisë që rasti të zvarritet.

“Rastin e kishte prokurori Metush Biraj. Ky prokuror vetëm ka nënshkruar sepse rolin kryesor e ka luajtur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, që më vonë për këtë punë është dekoruar si prokuror i Prokurorisë Speciale. Sot është i pensionuar dhe punon avokat në Prizren. Po ashtu edhe Metush Biraj.  Prokuroria ka dërguar dëshmi të manipuluara në Lozanë (Institutin e mjekësisë ligjore në Zvicër).. Ka dërguar zarfe të zbrazëta. Ky është prokurori i pestë që pensionohet dhe nuk e ka përfunduar rastin. Nuk mund të fshihet një krim i vrasjes duke shkuar në pension dhe duke i lënë punët në gjysmë. Afrim Shefkiu për rreth 3 vjet e gjysmë nuk ka bërë asgjë pos që e ka marrë në pyetje rreth 2-3 herë Albulena Haxhiun për postimet në Facebook. Nuk ka dhënë asnjë urdhër për hetim të urdhërdhënësve për vrasjen e Astrit Deharit. Strategjia e prokurorisë: zvarritja e rastit, bartja e rastit te prokurorët parapensionistë që dorëzojnë stafetën e krimit nga njëri te tjetri. Rasti nuk mund të zvarritet në përjetësi, do të zbardhet”, është shprehur ai.