Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani, 22 parti politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa, 8 të tjera për mospjesëmarrje nga 53 sa janë të regjistruara në total.
Në këto zgjedhje, si të vetme garojnë; Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës, gjithashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e garës në këto zgjedhje do të jetë edhe Partia Socialdemokrate.
Sipas njoftimit të zëdhënësit Elezi, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje të parakohshme.
Afati përfundon sonte, më 7 maj, në orën 24:00.
“Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës”, ka bërë të ditur Elezi.
Në këto zgjedhje në mesin e 8 partive politike që nuk do të marrin pjesë është edhe Nisma dhe AKR-ja.
Ndërsa partitë politike që hyjnë në garë me koalicion janë: Koalicioni VAKAT dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar).