Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushtaku i kërkon Kurtit t’i tërheqë deklaratat, ndryshe paralajmëron padi

Albin Kurti & Sami Lushtaku

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që të tërheqë publikisht deklaratat e bëra ndaj tij në emisionin “Interaktiv” në KTV, duke paralajmëruar padi nëse kjo nuk ndodh brenda 24 orëve.

Përmes një kërkese zyrtare të hartuar nga avokati Labinot Vata, Lushtaku pretendon se deklaratat e Kurtit janë shpifëse, tendencioze dhe dëmtuese për reputacionin e tij publik.

Gjatë ditës së djeshme në emisionin “Interaktiv”, Kurti deklaroi se kryetari i Komunës së Skenderajt, me veturë zyrtare, kishte tentuar të ndërpriste në mënyrë të dhunshme qarkullimin e eskortës së tij dhe se kishte pasur “tentim për rrezik”, rast që ka pretendohet se ka ndodhur gjatë fushatës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në kërkesën drejtuar Kurtit, pala e Lushtakut vlerëson se përdorimi i shprehjeve si “Ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni”, “Ta ndërpresë qarkullimin në mënyrë të dhunshme”, “Ka pas tentim për rrezik” i atribuojnë atij sjellje të rrezikshme dhe potencialisht kriminale, pa ekzistuar, sipas tyre, ndonjë vendim gjyqësor apo provë e konfirmuar ligjërisht.

Avokati Vata, duke iu referuar Ligjit për Shpifjen dhe Fyerjen, ka kërkuar nga Kurti të tërheqë publikisht deklaratat, të publikojë sqarim dhe përmirësim, të kërkojë falje publike dhe të përmbahet nga deklarime të tjera që cenojnë reputacionin e Lushtakut.

Edhe Sami Lushtaku padit Albin Kurtin Arbëri 1 muaj më parë Sami Lushtaku padit Albin Kurtin

Sipas dokumentit, të gjitha këto veprime kërkohet të bëhen brenda 24 orëve nga pranimi i kërkesës. Në të kundërtën, Lushtaku paralajmëron inicimin e procedurave civile për kompensim të dëmit moral dhe reputacional.

Deklarimi i Kurtit në “Interaktiv”: