Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Mit’hat Lozhani, është liruar nga burgu në Beograd të martën.
“Lajm i madh: Mit’hat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd! Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLozhani ishte arrestuar më 5 shkurt të këtij viti gjatë kalimit transit në Serbi.
Autoritetet serbe patën thënë se Lozhani është arrestuar nën dyshimin se, siç ka thënë, ka marrë pjesë në sulmet ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë së Jugosllavisë më 1998-1999 në zonën e Dukagjinit.
Nën akuza të ngjashme, autoritetet në Serbi, vetëm nga qershori e deri në dhjetor të 2025-tës, i kanë arrestuar 8 shtetas të Kosovës.