Arbëri

Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore

lipovica

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Avokati i tij, Feim Alaj ka pranuar që ftesa e ish-sekretarit lidhet me rastin e rezervave shtetërore.

"Është rasti i rezervave shtetërore", ka thënë Alaj.

Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.

Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Ndërkaq në mars të këtij viti KOHA pati raportuarn se Qeveria e ka emëruar Lipovicen drejtor të përgjithshëm të Akreditimit në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë.

Iniciativa CorrWatch ka kërkuar anulimin e vendimit për shkak të parregullsive të evidentuara në procesin e përzgjedhjes.