Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj letër Hamzës, ofron “bashkim politik”

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një letër drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik.

Në letër, Limaj ka thënë se po e paraqet zyrtarisht gatishmërinë për përfshirje në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Limaj ka thënë se një bashkim i tillë përtej marrëveshjes politike është “frymë e bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”.

“Nisma Socialdemokrate dhe unë, si kryetar i saj, kemi shprehur vazhdimisht, si para këtyre zgjedhjeve ashtu edhe në vazhdimësi, gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Limajt.

Nisma Socialdemokrate nuk është regjistruar brenda afatit të rregullt për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Limaj ishte ndër njerëzit e parë të PDK-së deri në ndarjen prej saj dhe themelimit të Nismës. Në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar Nisma mori tre deputetë brenda koalicionit me AAK-në. Në dhjetor nuk arriti të futej në Kuvend.