Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Liderët shqiptarë në mesin e dhjetëra të tjerëve në ceremoninë për Papa Françeskun

lideret shteterore

Në mesin e liderëve botërorë të shtunën në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut do të jenë prezentë edhe ata shqiptarë.

Presidentët shqiptarë Bajram Begaj e Vjosa Osmani bashkë me udhëheqës të komuniteteve fetare kanë kryer homazhe në Vatikan një ditë më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E, në ceremoninë e varrimit, 26 prill, atje do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ceremonia e varrimit e Papa Françeskut do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit, ku pritet të marrin pjesë 130 delegacione, përshirë 10 monarkë e 50 krerë shtetesh, në mesin e tyre presidenti amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shumë të tjerë që do t’i japin lamtumirën e fundit atij.