Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Bartës i listës është kreu i kësaj partie, Albin Kurti. Ndërsa numrin dy sikurse edhe në herë të tjera e mban Glauk Konjufca.
Dhjetëshen e kësaj partie e përbëjnë, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.
Në listë nuk janë emra si Besnik Bislimi e Hysen Durmishi. Durmishi në një postim në Facebook tha se vetë ka vendosur të mos jetë pjesë e listës. Në listën e Vetëvendosjes me numër 15 është Arton Konushevci, vëllai i heroit Ilir Konushevci.

Vetëvendosja, LDK dhe AAK publikojnë listat për zgjedhjet e 7 qershorit
Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëri të Kosovës kanë publikuar listat e...
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetë më të votuarit e zgjedhjeve të 7 qershorit
-
Partitë i publikojnë listat e kandidatëve për deputetë
-
Vetëvendosja, LDK dhe AAK publikojnë listat për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Partitë i publikojnë listat, kush u përfshi e kush mbeti jashtë
-
VV-ja publikon listën me të cilën garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit