Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se kushtet të cilat kryeministri Albin Kurti, i paraqiti të mërkurën në Bruksel, për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm.
Selmanaj në një konferencë për media të mbajtur të enjten, ka thënë se ato kushte do të mund të paraqiteshin edhe nga Kosova.
“Ato kushte kanë mundur të paraqiten nga Kosova dhe të mos harxhonte biletë e të tjera shpenzime nga taksat tona. Krejt këto ishin për konsum të brendshëm”, është shprehur Selmanaj.
Të mërkurën në Bruksel zyrtarët e BE-së kanë takuar ndaras Kurtin e Vuçiqin, përkundër që ishte paralajmëruar një takim trepalësh.
Pas takimit shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, teksa e ka cituar Kurtin, ka thënë se është kërkuar që marrëveshja bazë të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive, të tërhiqet letra e 13 dhjetorit e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, si dhe të dorëzohet krimineli Milan Radoiçiq dhe grupi i tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.
-
Analistët shtrojnë nevojën që diskutimet mes spektrit politik të jenë transparente
-
Sorensen tha se synon takim të nivelit të lartë, Qeveria përsërit “kushtet”
-
Rrahmani i PDK-së: Kurti ka qëllim shkatërrimin e LDK-së
-
Kurti sinjalizon “ndërmarrje të gjerë” me LDK-në
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim