Lidhja Demokratike e Kosovës ka kthyer sërish ulësen e 15-të në Kuvend. Rikthimin e bëri duke ia marrë një ulëse Partisë Demokratike të Kosovës që tash bie në 22. Ndryshimi ka ndodhur kur numërimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ka mbërritur në 2800 vendvotime prej 2836 sosh.
Me numërimin e deritashëm, Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në 50.82 për qind apo 57 ulëse në Kuvendin me 120 ulëse, përfshirë 20 që janë për komunitetet. Partia Demokratike e Kosovës që dje “rrëmbeu” ulësen e LDK-së tash kthehet nga 23 në 22 ulëse. PDK-ja e Bedri Hamzës ka marrë 20.34 për qind të votave.
Lidhja Demokratike 15 ulëse në Kuvend i siguroi me 13.24 për qind të votave. “Sërish” deputet, sipas numrave aktualë, do të bëhet Fadil Hadërgjonaj. Te PDK-ja me këtë renditje të re e pëson Bekim Haxhiu, që ishte deputeti i 23-të.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ngelet në 6 ulëse me 5.51 për qind

