Shumë objekte në qendër të Prishtinës, janë ndërtuar në kohën e komunizmit.
Përveç ndërtesave 50 deri në 60 vjet të vjetra, janë edhe plepat, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëta drunj, së fundmi, janë bërë të rrezikshëm për banorët e qytetit, e kryesisht të Qendrës.
Për këtë, të enjten ka nisur largimi i tyre në rrugën “Sylejman Vokshi”.
Megjithatë, pajisjet e ndërmarrjes “Hortikultura” duhej ndalur e rregulluar.
Në përgjithësi, prerja e një druri ka zgjatur disa orë, për shkak që banorët e objekteve nën të nuk ishin evakuuar dhe duhej kujdes i veçantë.
Punëtorët e Hortikulturës do të largojnë drunj të vjetër në rrugën “Nazim Gafurri”, e cila të shpie në Gërmi dhe në parkun e Taukbashqes.