I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka pasur diskutim të detajuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Lajçak dhe Vuçiq u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
“Këtë mëngjes fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për riangazhimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në dritën e Planit të Rritjes së BE-së për rajonin”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Paraprakisht, Vuçiqi në një postim në Instagram ka thënë se tema e takimeve në New York është “mbijetesa e popullit serb në vatrat e tyre në Kosovë”. Një temë të njëjtë, presidenti serb ka thënë se e ka diskutuar edhe me Lajçakun.
“Folëm jo vetëm për situatën në terren, të cilin ai e njeh shumë, por edhe për atë që BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare nuk po e bëjnë, e të cilat janë të obliguara për ta bërë, si dhe për atë që Serbia, brenda mundësive të saj, synon ta bëjë për t’i mbrojtur njerëzit e saj dhe të drejtën e tyre për jetë dhe liri”, ka thënë Vuçiq. Ai ka shtuar se emisarin Lajçak e ka informuar edhe për masat e miratuara nga Serbia për “mbrojtjen e serbëve”, teksa ka shtuar se shteti i tij nuk do ta lejojë “pogromin dhe persekutimin e popullatës sonë”. “Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë Vuçiq.
-
Sorenseni ia thekson Gjuriqit rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Kurti s’u përgjigjet pretendimeve të Osmanit për “takimin e fshehtë” me Vuçiqin e Lajçakun
-
Sorensen: Takime të mira me Vuçiqin, rreth përparimit në zbatimin e Ligjit të Kosovës për të huajt
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën