Arbëri

Lajçaku sot në Kosovë, takohet me Kurtin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë të shtunën në Kosovë.

Zyra e kryeministrisë ka bërë të ditur se Lajçak do të pritet në ndërtesën e Qeverisë nga kryeministri, Albin Kurti.

Takimi mes tyre do të nisë në ora 14:00.

Këtë javë në Kosovë ka qëndruar edhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.