Kuvendi i Kosovës sonte pritet të mblidhet në një seancë të re për formimin e Qeverisë.
Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Gjithashtu janë zgjedhur edhe pesë nënkryetarë, përfshitë Slavko Simiqin e Listës Serbe.
Seanca për formimin e qeverisë në 20:45
Osmani mandaton Kurtin për formim të Qeverisë
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për kryeministër.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kuvendi i Kosovës sonte pritet të mblidhet në një seancë të re për formimin e Qeverisë.
Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Gjithashtu janë zgjedhur edhe pese nënkryetarë, përfshitë Slavko Simiqin e Listës Serbe.
Kurti shkon te Osmani për të marrë mandatin për kryeministër
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar te presidentja Vjosa Osmani për të marrë mandatin për kryeministër.
Ndërkohë paraprakisht edhe Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i ka dorëzuar presidentes propozimin për caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.


Tahiri: AAK-ja do të jetë pjesë e seancës për formimin e Qeverisë, votojmë kundër
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka konfirmuar se deputetët e kësaj partie do të jenë pjesë e seancës për formimin e Qeverisë por do të votojnë kundër.
Tahiri në nje deklarim për media pas përfundimi të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se nuk kemi parë as program e as një listë të kandidatëve të kabinetit qeveritar.
“Do të marrim pjesë në seancën për formimin e Qeverisë por nuk e dijmë deri më tani cili është programi e as cila është lista e kandidatëve për ministra por një e dijmë që siç ka ndodhur në herën e kaluar po ndodhë sërish në një procedurë të shpejtë pa prezantimin e një programi, të dyja janë të panjohura për qytetarun. Do të jemi në seancë e do të votojmë kundër”, ka thënë Berisha.
Deputeti Tahirika komentuar edhe votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosoës. Tahiri theksoi se Simiq u quajt terrorist si i vetëm por u votua si nënkryetar në pako.
“Për AAK-në, kjo pako e nënkryetarëve pa dyshim që e zgjodhi një problem për shkak që një çështje politike që është ditur në zgjedhjet e kaluara si problem politik u kthye në interpretim kushtetues por po ashtu u pa që kjo pako ishte një lloj synim i kamuflimit të votimit për nënkryetar. Slavko Simiq nuk u pranua e u quajt terrorist kur ishte vetëm, por kur hyri në pako u votua”, ka deklaruar Tahiri.